Fjalë Kyçe

25 pacientë me Covid ndodhen në gjendje kritike

25 pacientë me Covid ndodhen në gjendje kritike

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 317 pacientë me Sars CoV-2, ku 219 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 25 prej tyre janë në gjende më të rënduar shëndetësore dhe 225 janë në asistim të oksigjeno-terapisë.

Vetëm në QKUK janë të shtrirë 151 pacientë.

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

319 pacientë në trajtim në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme Bazuar në raportimet nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, të shtrirë pë trajtim nga Sars- Cov-2, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë 319 pacientë, 219 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 25 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 225 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 151 pacientë, 11 prej tyre në gjendje të rënduar, 103 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 115 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive 65 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 14 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 55 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID 11 pacientë dhe 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë 2 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë 4 paciente.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 168 pacientë, 14 në gjendje të rënduar, 116 të konfirmuar positive, 110 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit 38 pacientë, Spitali i Gjakovës 28 pacientë, Spitali i Pejës 36 pacientë, Spitali i Gjilanit 28 pacientë, Spitali i Ferizajt 19 pacientë, Spitali i Mitrovicës 10 pacientë.