Fjalë Kyçe

26 zyrtarët u helmuan në hapësirën e MI-së, në QNR puna po vazhdon me normalitet

26 zyrtarët u helmuan në hapësirën e MI-së, në QNR puna po vazhdon me normalitet

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia është ndërprerë sot rreth orës 11:00.

Kjo pas kundërmimit të zarfeve. Si pasojë është raportuar të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirat e MI-së.

“Sa për sqarim, ngjarja nuk ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por në hapësirën e ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës ku është i vendosur shërbimi votues”, ka thënë Elezi për lajmi.net.

Ai ka theksuar se puna në QNR është duke vijuar me normalitet.

Ndërkohë disa nga të helmuarit tani janë duke u trejtuar në Klinikën Infektive në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.