Fjalë Kyçe

27 vjet burgim për personin që vrau burrin e kushërirës në Gjakovë

27 vjet burgim për personin që vrau burrin e kushërirës në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit C.I., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për tri vepra penale “Vrasja e rëndë”, “Vrasja” e ngelur në tentativë dhe “Lëndimi i lehtë trupor” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda për Drilon Haraçia – pas mbajtës së shqyrtimit fillestarë ku i pandehuri kishte pranuar fajësinë, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet e shtatë (27) vjet.

I pandehuri C.I., akuzohet se me datë 07 korrik 2020 rreth orës 03:00 minuta, në fshatin Bardhaniq, Komuna e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tani të ndjerit N. M. me dashje në mënyrë mizore dhe për motive të panjohura ka privuar nga jeta tani të ndjerin N. M. në atë mënyrë që derisa i ndjeri ishte duke fjetur së bashku me bashkëshorten e tij të dëmtuarën D. M., i pandehuri e merr një thikë në kuzhinë dhe një çekan hekuri, e thyen derën e dhomës me çekan, hyn në dhomën e tyre dhe së pari e godet të dëmtuarën D. M. me thikë në krahun e majtë dhe në dorën e djathtë pastaj me thikë e godet të ndjerin N. M. në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. I njëjti shkon edhe në dhomën tjetër, ku prezent ka qenë djali i viktimës M. M., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, e duke i shkaktuar lëndime trupore.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.