Fjalë Kyçe

28 vjeçarja bie për vdekje nga shkëmbi 70m gjatë shëtitjes romantike me të shoqin

28 vjeçarja bie për vdekje nga shkëmbi 70m gjatë shëtitjes romantike me të shoqin

Një grua 28-vjeçare ka rënë aksidentalisht për vdekje nga rreth 70 metra lartësi, gjatë një ekskursioni romantik malor me bashkëshortin e saj në Wyoming, SHBA.

Callie Aust ra nga maja Steamboat Point e maleve Bighorn të mërkurën, teksa i shoqi Luke thirri shërbimet e emergjencës pasi nuk po e gjente gruan.

Zyra lokale e sherifit tha se bashkëshorti nuk mund të përcaktonte vendndodhjen e gruas prej mbulimit të dobët me valë celulare, por ajo u lokalizua pak më vonë në jugperëndim të shkembit Steamboat.

Nuk ishte ende e qartë mënyra e saktë të rënies por policia tha se “nuk ka sinjale për lojë të dyshimtë” dhe se vdekja po trajtohet si aksidentale.

Zëdhënësja e parkut kombëtar Bighorn, Sara Kirol tha se pika e Steamboat ka qenë më parë pikë vrojtimi kundër zjarreve dhe ka parmakë sigurie.

Ajo shpjegonte: “Nuk është një barrierë e sigurtë por vetëm mbetje të kullës së vrojtimit. Anët e humnerave nuk kanë stabilitet dhe në majë të tyre ka shumë gurë të lirshëm.

“Të qëndrosh pranë apo mbi anët e humnerës është shumë e rrezikshme, cilado qoftë vendndodhja”.

Miqtë e familjarët e Callie i bënin homazhe asaj duke e quajtur “shembull i dashurisë së Zotit”.

“Dashuria dhe e vërteta e Zotit ndriçonin çdo ditë në veprimet e saj, me bindje dhe qëllim të fokusuar. Ajo e donte familjen me të gjithë qenien dhe ishte e preferuara e të gjithëve …”