Fjalë Kyçe

Çka festoi Enca mbrëmë e që në fund doli e zhgënjyer

Këngëtarja Enca Haxhia është përballur me një situatë të pakëndshme.

Këngëtarja Enca Haxhia dje (e martë) e ka bërë një postim nëpërmjet të cilit ka potencuar se është shqiptarja e vetme që ka arritur t’i bëjë 2 milionë ndjekës në Instagram, shkruan lajmi.net.

Më pas ajo ka festuar për këtë arritje dhe i ka falënderuar përzemërsisht ata që e kanë mbështetur.

“2.000.000 Ndjekës 😱 Faleminderit aq shumë 😭🥰 Me të vërtetë, ajo që ka rëndësi për mua është t’ju bëjë të lumtur me muzikën time, të frymëzoni me udhëtimin tim dhe çdo ditë, madje edhe nëse Postimet e mia ju motivojnë ose ju bëjnë buzëqeshje, kjo më bën të lumtur 💗 🤗 Ju dua pafund!”, ishin fjalët e Encës.

Mirëpo në fund ajo u ‘zhgënjye’ keq pasi ka prej atyre që i kanë hequr ‘followin’. Enca tashmë nuk është “shqiptarja e vetme me 2 milionë ndjekës” pasi i ka vetëm 1.9.