Në njëmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, institucionet shtetërore kanë organizuar një varg manifestimesh.
Ato sipas agjendës zyrtare do të fillojnë me datën 16 shkurt për të vazhduar deri me datën 17 shkurt.
Ndër manifestimet kryesore për shënimin e 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë do të përfshijnë:
Nisjen e Deklaratës së Pavarësisë nga objekti i Qeverisë në 7 qendrat kryesore të Kosovës.
Vendosjen e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë”, në sheshin Skënderbeu.
Hapjen e panairit të produkteve vendore. Vendosja e flamurit shtetëror në rrethet kryesore të kryeqytetit.
Më poshtë gjeni agjendën e plotë për ditët festive, 16 dhe 17 shkurtin:
Programi për shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
E shtunë, 16 shkurt 2019 09:00
Deklarata e Pavarësisë
Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj
Shënim: Nisja e Deklaratave përcjellët në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore, ku edhe do të ketë mbulim medial. Shoqërimi deri në komunat respektive do të kryhet nga një patrullë e Policisë së Kosovës dhe nga një zyrtar përgjegjës i secilës komunë, i cili do të jetë përgjegjës për vendosjen e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit përkatës deri në datën 18 shkurt në orën 17:00, kur Deklarata do të vendoset në objektin e komunës përkatëse.
Brendimi i vendit ku bëhet ekspozimi në sheshet e 7 qendrave bëhet nga Kompania e kontraktuar nga ZKM.
Vendosja e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë” në Sheshin Skënderbeu (në mes të bustit të Skënderbeu dhe grilave të Qeverisë)
Hapja e Panairit të produkteve vendore; tregu i fundvitit në sheshin “Adem Jashari” do të adaptohet në tregun e Pavarësisë (brendim i tendës së gjatë me logo të 11 vjetorit)
Shënim: Punimet artistike “Simbolet e Pavarësisë” dhe Panairi me produkte vendore do të qëndrojnë të hapura në sheshe, nga data 15 shkurt 2019 në mbrëmje deri në datën 18 shkurt 2019 në mbrëmje.
Aktivitete të tjera më 16 shkurt 2019:
Vendosja e Flamurit Shtetëror në rrethet kryesore te kryeqytetit: a) Rrethi në hyrje të Prishtinës (Tek Ismeti)
Tek hyrja e FSK-së
Tek hyrja e Spitalit (Banesat e Arabëve) d) Tek Rruga B (para Maxi 24)
Shtizat dhe flamujt do të vendosen në dimensione te njëjta dhe do të kenë ndriçim permanent.
E diel, 17 shkurt 2019
08:00 – 08:30 Mbledhja festive e Qeverisë
Shënim: I tërë kabineti Qeveritar do të jetë prezent.
08:30 – 08:45
Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës me pjesëmarrjen e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Komandantit të FSK-së.
Shënim: Do të vendoset një shtyllë e re në lartësinë 10 m, në mes të ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë me ndriçim permanent, për vendosjen e flamurit shtetëror i cili do të qëndrojë aty tërë kohën.
Flamuri ngritët nën intonimin e himnit shtetëror nga Bendi Frymor i Forcës së Sigurisë së Kosovës me nderim nga një togë i reduktuar i Gardës Ceremoniale të FSK-së.
08:45 – 09:00
Vendosje kurorash tek shtatorja e ish Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova me pjesëmarrjen e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit
Shënim: Për vendosjen e kurorave është e nevojshme prezenca e gjashtë (6) pjesëtarëve të Gardës, të cilët në formë paralele do të pozicionohen disa metra larg shtatores. Tre liderët pozicionohen disa metra mbrapa Gardës. Garda vazhdon deri tek Shtatorja në mënyrë paralele, vendosin kurorat në mbajtëset e kurorave para shtatores dhe pastaj pozicionohen anash kurorave. Liderët vazhdojnë drejtë kurorave, derisa Garda nderon. Liderët pas rregullimin të kurorës, kthehen dy hapa mbrapa dhe nderojnë.
09:00 – 09:40
Nisja e përbashkët e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Komandantit të FSK-së
Shënim: Nisja do të bëhet nga hyrja e Qeverisë për në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
09:40 – 09:50
Vendosja ceremoniale e kurorave nga Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Gjenerallejtënant Rrahman Rama
Shënim: Për vendosjen e kurorave është e nevojshme prezenca e tetë (8) pjesëtarëve të Gardës, të cilët në formë paralele do të pozicionohen disa metra larg varrezave. Tre liderët dhe Komandati i FSK-së pozicionohen disa metra mbrapa Gardës. Garda vazhdon deri tek varrezat në mënyrë paralele, vendosin kurorat në mbajtëset e kurorave para varrezave dhe pastaj pozicionohen anash kurorave. Liderët vazhdojnë drejtë kurorave, derisa Garda nderon. Liderët pas rregullimin të kurorës, kthehen dy hapa mbrapa dhe nderojnë. Kthimi i liderëve shtetëror nga Prekazi për në Kuvendin Republikës së Kosovës bëhet në mënyrë të organizuar.
(Vini re: Kurorat do të jenë të pozicionuara në mes të Kompleksit memorial)
Shënim: 10:00 – 11:00 – Aktivitet Paralel – I-star Kids do të performojnë në Sheshin Skënderbeu. I tërë ky aktivitet do të menaxhohet nga Teuta Krasniqi.
10:30 – 10:45
Pritje në hollin e Kuvendit para se të fillojë seanca solemne
10:45 – 11:30
Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kuvendi i Kosovës)
Fjalë rasti: Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri (TBC)
Shënim: Të ftuar Kori Diplomatik dhe Lista e mysafirëve vendor dhe ndërkombëtar. Dy pjesëtarëve të Gardës do të jenë të pranishëm tek shkallët e hollit të Kuvendit.
12:20 – 13:00
Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovë.