Vesa Luma si rrallë herë ka folur për jetën e saj private, përfshirë edhe zënkat me burrin e saj.
E ftuar në emisionin NIN, këngëtarja Vesa Luma foli për karrierën muzikore dhe jetën e saj private, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja madje foli edhe për zënkën e fundit të cilën e ka pasur me burrin e saj Big Basta.
“Grindja e fundit ka qenë se djali nuk dëshiron shumë me nejt me fol me të me telefon me video, normalisht se është i vogël dhe e ka shumë problem. Në atë kohë unë kam qenë duke gatuar diçka për djalin dhe atë e kam lënë me telefon dhe ai e ka ndalu videon, sërish ai i ka bërë thirrje dhe djali ia ka ndal. Unë kam mendu se është duke fol, e mandej filluam ne: ‘Ai nuk di vetë, mbaje dhe pak telefonin.’ Grindjet janë kryesisht rreth fëmijës”, ishte përgjigja e saj.