Fjalë Kyçe

3-vjeçarja në Shqipëri vdes pas komplikimeve nga COVID-19, ishte në gjendje të rëndë

3-vjeçarja në Shqipëri vdes pas komplikimeve nga COVID-19, ishte në gjendje të rëndë

Një vajzë 3 vjeçe nga Berati ka humbur jetën pas komplikacioneve të krijuara nga COVID-19. Pas qëndrimit disa ditor në intubim, 3-vjeçarja Amaris Polovina gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në Tiranë dhe trupi i saj i pajetë u transportua drejt qytetit të lindjes, Beratit.

Burime të brendshme të Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, bëjnë me dije se, 3-vjeçarja Polovina kishte mbërritur në këtë repart me temperaturë të lartë rreth orës 11:00 të ditës së diel.
Ajo është trajtuar nga mjeku pediatër Vanion Çinari me serume dhe antipiretikë, ka kryer analizat e gjakut si dhe i është nënshtruar edhe tamponit, që ka rezultuar “pozitiv”. Meqenëse ka rezultuar e prekur me Covid-19 dhe gjendja e saj nuk ishte e rënduar, mjeku e ka shtruar të miturën në Repartin e Infektivit të Pediatrisë.

Lexo edhe:  SPAK: Rrëmbimi i Jan Prengës u porosit nga Ekuadori, 7 të pandehur

Vetëm disa orë më vonë, e mitura është rënduar në mënyrë të menjëhershme, duke shfaqur komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Sipas mjekëve të pediatrisë, mendohet se fëmija ka pësuar “komplikacion vaskular”.

Mjekët kanë konfirmuar se në vetëm pak orë 3-vjeçarja ka pësuar precipitim të gjendjes shëndetësore, të tipit “aksident vaskular”. Për këtë arsye mjekët e kanë transportuar të miturën me autoambulancë dhe të shoqëruar nga mjeku pediatër Çinari drejt spitalit pediatrik në Tiranë, ku edhe gjeti vdekjen.

Të njëjtat burime brenda Repartit të Pediatrisë Berat konfirmojnë se vetëm ditën e sotme kanë rezultuar “pozitiv” me Covid-19 edhe 2 fëmijë të tjerë, të moshave 2 dhe 3 vjeç e gjysmë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës.