Fjalë Kyçe

30 vjet nga greva e minatorëve që nisi zhbërjen e Jugosllavisë

30 vjet nga greva e minatorëve që nisi zhbërjen e Jugosllavisë

Përvjetori i tridhjetë i grevës historike të vitit 1989 të minatorëve të Trepçës, i ka bërë bashkë Halit e Hajriz Istrefin.

Pas shumë vitesh, ata po e vizitojnë Minierën e Stantërgut, këtu ku kishin kaluar shumë vjet pune, raporton KTV.

Por, ditët që kanë mbetur në kujtesën e tyre janë ato të shkurtit të vitit 1989, kur, të vendosur për ta mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, kishin nisur grevën e urisë.

Pavarësisht kushteve të vështira dhe lodhjes, ata ishin këmbëngulës të flijohen për Kosovën.

Sot, pas 30 vjetësh, janë të zhgënjyer se si ka mbetur gjiganti metalurgjik.

Gani Osmani, i cili vazhdon ende të punojë në Trepçë, thotë se greva e ’89-s mund të përsëritet.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e atëhershme të minatorëve është kthimi i Trepçës në burim jete.

Në nisjen e manifestimit “Java e Minatorëve”, Haradinaj është shprehur se do të punojnë me të gjithë, përfshirë edhe veriun, në mënyrë që Trepça të zhvillohet.

Para 30 vjetëve, rreth 1,300 minatorët kishin filluar grevën e urisë, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Kosovës.

Greva kishte zgjatur tetë ditë dhe ishte shndërruar në rezistencë kundër Serbisë.