Fjalë Kyçe

32-vjeçari shqiptar humb jetën rrugës për në spital në Greqi

32-vjeçari shqiptar humb jetën rrugës për në spital në Greqi

Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në spitalin e Nafplios në Greqi. Sipas mediave greke shqiptari ishte në gjendje të rëndë ndërsa nuk ka mundur të rezistojë edhe pse është dërguar me urgjencë në spital. Sipas raportimeve ai ka humbur jetën në ambulancë.

Shkak i vdekjes së tij pas diagnostifikimeve ka rezultuar të jetë encefalit një sëmundje e rëndë që prek trurin.

Autoritetet greke kanë konfirmuar vdekjen e pacientit shqiptar por nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera rreth tij.

Encefaliti – Është inflamacion i trurit. Ai mund të shfaqet i vetëm dhe i pavarur nga meningitis, ose mund të jenë të pranishëm bashkë dhe kjo quhet meningoencefalit. Shënjat e encefalitit përfshijnë disfunksion të SNQ, që shprehet me turbullime të koshiencës, kriza epileptike dhe shënja deficitare neurologjike. Shpesh në fillim shfaqet irritimi me ndryshimin e personalitetit duke dhënë një paraqitje konfunzionale. Disa pacientë mund të paraqesin një dobësi të përgjithëshme. Në rastet e prekjes së lobeve temporale, pacienti mund të paraqesë edhe afazi ose humbje të memories për një kohë të shkurtër. Edema e trurit mund të shtypë nervat kranialë të cilët mund të japin disa shenja si: oftalmoplegji ose ptozë palpebrale.

Në rritjen e disfunksionit cerebral kemi një ecuri të rëndë e cila përfundon në komë. Raste të ndryshme jo infektive të disfunksionit cerebral mund të imitojnë encefalitin. Gjëndje konfuzionale acute mund të komplikojnë temperaturën, veçanërisht në mosha të vjetra ose shumë të reja. Disa infeksione mund të shkaktojnë konfuzione ose envefalopati si p.sh. ethet tifoide. Gjithashtu medikamentet mund të shkaktojnë encefalopati. Në pjesën më të madhë të rasteve shkaktarë etiologjik janë viruset (hepatic, alfaviruset, enteroviruset etj), por shumë herë si shkaktarë janë edhe bakteret (sidomos riketciet, mykoplazma)