Fjalë Kyçe

32 vjeçarja nga Gjilani vdes pasi lind foshnjen

32 vjeçarja nga Gjilani vdes pasi lind foshnjen

Një grua e rreth të 30-tave ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin e Gjilanit. Ajo kishte qenë shtatzënë dhe me sukses e kishte lindur foshnjën e saj të gjinisë mashkull. Por komplikimet për 32-vjeçaren kishin nisur pas lindjes së foshnjës.

Lehona si pasojë e komplikimeve ndërroi jetë pasi që doli nga salla e operimit.

Lajmin për vdekjen e kësaj pacienteje e ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i spitalit të Gjianit, Nisret Hajrullahu.

“Mund të ju konfirmojë se mbrëmë fatkeqësisht ka ndërruar jetë një grua pas lindjes në spitalin e Gjilanit. Kolegjiumi mjekësor janë duke e bërë raportin për të vërtetuar  shkaqet që quan në vdekjen e pacientes”, ka deklaruar për gazetën drejtori Hajruallahu.

E ndjera kishte pasur lindjen e dytë. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo la pas dy fëmijë, që të dy të gjinisë mashkullore.