Fjalë Kyçe

32 vjet nga vrasja e Ali Ajetit

32 vjet nga vrasja e Ali Ajetit

Më 30 maj të vitit 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb.

Në atë ditë Kosovën po e vizitonin një grup diplomatësh nga Evropa dhe pikërisht në këtë ditë e ashtuquajtur “Çeta e Llapit” doli me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Podujevës.

Në një përleshje të armatosur u vra Ali Ajeti ndërkaq plagosen disa tjerë.

Ali Ajeti u lind në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës dhe që nga viti 1984-1988 ishte në burg.

Pas daljes nga burgu Ali Ajeti dhe disa tjerë vendosën të formojnë grupin që u quajt “Çeta e Llapit”, shkruan KosovaPress.