Fjalë Kyçe

320 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

320 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se bazuar në raportet nga klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 320 pacientë.

Sipas SHSKUK-së, 208 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 19 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 223 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 155 pacientë: 9 prej tyre në gjendje të rënduar, 106 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 121 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 65 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 16 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 60 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 8 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 165 pacientë: 10 prej tyre në gjendje të rënduar, 102 të konfirmuar pozitivë dhe 98 me oksigjeno-terapi.