Fjalë Kyçe

Trump i shkruan letër Vuçiqit, çka i kërkoi për Kosovën

Trump i shkruan letër Vuçiqit, çka i kërkoi për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës ka marrë urime nga shumë lider edhe burrështetas nga e gjithë bota, ka njoftuar zyra e informacionit për media, shkruan “Telegraf”.

Në urimin nga presidenti amerikan Donald Trump ndër tjera shkruan:

– I nderuar zotëri president,

Në emrin e popullit amerikan, kam kënaqësinë që të ju dërgoj urimet e sinqerta me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Këtë vit në festimin e 100 vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritetit tonë të jetë i përkushtuar për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në mbështetje e përkushtimit tuaj në thellimin e bashkëpunimit regjional, posaçërisht në angazhimin tuaj në raport me Kosovën.

Përderisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që mund të dy palët ta mbajnë, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të raporteve.

Një marrëveshje historike me njohje në tërësinë e saj, do ndërtonte rrugën e qëllimit të integrimeve euro atlantike dhe rritjen ekonomike të Serbisë thuhet ne urimin e Trumpit.