Fjalë Kyçe

34 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Kosovë

34 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Kosovë

Në QKUK, klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 113 pacientë, sipas raportit të punës. Njoftohet se prej tyre, 34 janë të konfirmuar me COVID-19, 4 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 87 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 76 pacientë. 2 pacientë janë në gjendje të rënduar, 15 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 65 janë me oksigjeno-terapi.

Në Klinikën Infektive janë shtrirë 21 pacientë, 2 janë në gjendje të rëndë, ndërkaq në Klinikën e Pulmologjisë janë 55 pacientë.

“Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë: 19 të konfirmuar pozitivë, 22 me oksigjeno-terapi. 2 në gjendje të rëndë. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës 3 pacientëm Spitali i Pejës 17 pacientë, Spitali i Gjilanit 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë”, thuhet në njoftim.