Fjalë Kyçe

36 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoni

36 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoni

36 persona kanë humbur betejën me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkaq, nga 2.276 testime, janë regjistruar 214 raste të reja pozitive.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë realizuar 723.722 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.581 persona.

Nga personat e infektuar, 133.070 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.891 të tjerë.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 14.620.