Fjalë Kyçe

36 vjeçari shqiptar humb jetën në aksident në Greqi

36 vjeçari shqiptar humb jetën në aksident në Greqi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku e ka humbur jetën një 36 vjeçar shqiptar.

Ai e humbi jetën si pasojë e një aksidenti në një zonë të pyllëzuar të quajtur “Pella”.

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 22 dhjetorit, makina me të cilën po udhëtonte 36-vjeçari doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Viktimës nuk iu bë i ditur identiteti, por ai u gjet nga vëllau i tij në makinën e përmbysur, raporton Abc News.

Ky i fundit menjëherë ka lajmëruar policinë. Ndërsa autoritetet po hetojnë mbi shkaqet e aksident tragjik.