Fjalë Kyçe

Profesoresha e matematikës përjashtohet nga shkolla, pasi nxënësit ia shpërndan një selfie nudo që e kishte bërë në dhomën e fjetjes

Profesoresha e matematikës përjashtohet nga shkolla, pasi nxënësit ia shpërndan një selfie nudo që e kishte bërë në dhomën e fjetjes

Një mësuese u largua nga puna pasi nxënësit e shpërndanë një selfie nudo të saj të cilën ia kishte dërguar të dashurit të saj.

Mësuesja ka kërcënuar se do të ngre padi kundër shkollë, duke pretenduar se vendimi për dëbimin e saj nga puna paraqiste diskriminim gjinor.

Mësuesja e matematikës Lauren Miranda dhe avokati i saj kanë pohuar se kur shkolla e distriktit mësoi rreth selfie-s që po qarkullonte gjithandej, e shkarkoi atë, sepse ajo nuk ishte më një model I mirë për nxënësit të cilët i mësonte.

Mësuesja nga Nju Jorku i kishte dërguar fotografitë intime disa vite të dashurit të saj të asaj kohe, derisa nuk është e qartë sesi nxënësit arritën ta gjenin atë dhe ta shpërndanin në gjithë shkollën.

Tani ish-mësuesja ka nisur një betejë gjyqësore dhe paraljmëron se do të ngre padi kundër shkollës dhe po kërkon një shpërblim mikiona dollar për diskriminim gjinor. Ajo thotë se meshkujt nuk vuajnë nga pasojat kur shfaqen nudo, raporton ABC, përcjell Gazeta Alo.

Bëhet e ditur se Miranda tha se selfie të cilën e kishte bërë në dhomën e saj të gjumit në vitin 2016 ishte dërguar privatisht dhe me pëlqim të dashurit të saj, i cili gjithashtu punonte në shkollë atëkohë.

Ajo tha se nuk kishte idenë se si një nxënës në shkollë pastaj mori fotografinë para se të fillonte të qarkullonte në mesin e nxënësve, e që pastaj dyshohet se nxiti shkollën që ta përjashtonte atë nga puna javën e kaluar.

Avokati i saj John Ray ka thënë se fotografia ishte dërguar tek një person tjetër me pëlqimin e Mirandës. Më pas ajo u sigurua në mënyrë ” të paligjshme” nga një student dhe u shpërnda më gjerë pa pëlqimin e saj.

Shkolla pastaj mori vendimin për përjashtim pasi në fotografi “ekspozoheshin gjinjtë e saj”.

Avokati Ray në një konferencë shtypi ka deklaruar: “Çdo herë kur një burrë ekspozon gjoksin e tij, askush nuk komenton asnjëherë asgjë dhe kjo nuk paraqet kurrë ndonjë problem për të. Por, kur një grua tregon gjoksin e saj, siç ndodhi në këtë rast, ajo përjashtohet nga puna “.

Duke dalë së bashku me avokatin e saj, Miranda tha në një konferencë shtypi të hënën se shkarkimi i saj nga shkolla e mesme Bellport në Long Island të Nju Jorku, jep një mesazh negativ për studentet femra.

“Çfarë mesazhi po u dërgojmë atyre?” tha Miranda. “Të fshihen diku kur fotografia juaj të shfaqet pa lejen apo pëlqimin tuaj?”

Miranda njoftohet se ka në plan të hedhë në gjyq shkollën duke kërkuar 3 milion dollar në një padi për diskriminim gjinor në rast se nuk kthehet në vendin e saj të punës.

Ajo gjithashtu praqitit një përmbledhje nga puna e saj vitin e kaluar në shkollën ku kishte punuar që nga viti 2015, duke treguar se ishte cilësuar si një “mësuese shumë e efektshme”.

Përfaqësuesit e shkollën nuk kanë dashur të komentojnë për mundësinë e një procesi gjyqësor. Përndryshe në shtetin e Nju Jorkut është e ligjshme që gratë të shfaqen nudo në publik.

Ligjet rreth faktit se kur dhe ku gratë mund të shkojnë nudo në Nju Jork janë komplekse, dhe janë bërë shpesh subjekt i polemikave.

Gratë në Big Apple vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e tyre, me protestueset që çdo vit nxjerrin në shesh gjinjtë e tyre para publikut për Ditën Ndërkombëtare të Ditës së Ecjes Nudo, si fushatë për të nxitur politikat që gratë të trajtohen njësoj si burrat.

Rasti gjithashtu vjen në mes të një debati ndërkombëtar në rritje rreth teknologjisë dhe privatësisë, duke përfshirë çështje si pornografia, si dhe temës së ngacmimit seksual të nxitur nga lëvizja #metoo. /Gazeta Alo/