Fjalë Kyçe

Hoxha ka disa fjalë për rastin e skamnorit nga Vushtrria, fajëson edhe BIK-un edhe shtetin

Hoxha ka disa fjalë për rastin e skamnorit nga Vushtrria, fajëson edhe BIK-un edhe shtetin

Hoxha nga Vushtrria, Halil Avduli, ka reaguar në lidhje me rastin ku një të varfri i është kërkuar nga BIK-u në Vushtrri që të paguajë anëtarësinë në shumë prej 417 euro, nëse dëshironte që t’ia varrosnin nënën me ritet e besimit islam. Sipas tij, ky nuk është rast i mirë nga ana e BIK-ut, mirëpo siç thotë ai, për gjendjen e qytetarëve nuk është përgjegjës BIK-u.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Avduli duke komentuar këtë rast ka pyetur se sa është koeficienti i pagave dhe sa para janë ndare nga buxheti i Kosovës këtë vit për punëtorët e BIKut; profesorë, imam, muezinë dhe shërbyes tjerë të këtij institucioni?!, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, ky nuk është një rast i hijshëm nga ana e BIK-ut mirëpo për gjendjen e mjerueshme të qytetarit nuk është përgjegjës BIK-u, por shteti.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Për shoqërinë tonë emocionale qe manipulohet gjithëherë ne prag te marveshjeve të madha, një reagim racional.
Sa është koeficienti i pagave dhe sa para janë ndare nga buxheti i Kosovës këtë vit për punëtorët e BIKut; profesorë, imam, muezinë dhe shërbyes tjerë të këtij institucioni?!
Pasi gjithë port(h)alet, duke filluar nga RTK sonte po merren më një rast varrimi të familja Beçiri.
Shumë lajmë sensacional i RTKsë, në minutat e parë të edicionit të lajmeve!!!Në vend se të gjykohet shteti për gjendjen e mjerueshme të qytetarit, gjykohet BIKu.
Ky nuk është një rast i hijshem nga ana e BIKut mirëpo për gjendjen e mjerueshme të qytetarit nuk është përgjegjës BIKu, por shteti.Viqin nuk ia ka ngrënë hoxha, por ata burra që ishin mbledhur mbrëmë në shtëpinë e Presidentit.
Sikur të kishte mbështetje nga shteti, zotëriu nuk do të ishte në gjëndje të mjerueshme, sa të mos mund të kryej ceremonitë mortore të nënës. Ngushëllime familjes.
Të shohim nëse Kryeministri i ndanë 15mije euro edhe kësaj familje, sikur që bëri për familjen Daci.

Në komunë nuk mund të kryen asnjë punë, nëse nuk e paguar tatimin e pronës.

Shaip Baxhaku/Gazeta Alo/