Dorest Police e cila vepron në portin e Portland ka lëshuar një komunikatë pas nxjerrjes së një trupi nga aeroplani që po transferonte Emiliano Sala drejt Cardiff.
Në mëngjesin e ditës së sotme është raportuar se ekipet emergjente kanë arritur të nxjerrin një trup nga aeroplani i cili ndodhej në ujërat e Britanisë, në veri të Guernesey.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe policia e Dorest, përmes një komunikate të lëshuar, përcjell ‘lajmi.net’.
Policia ka konfirmuar se nga ujërat e Guernsey është nxjerr një trup, i cili pastaj është sjellë në portin e Portland, pasi ky port është më i afërti në pjesën britanike ku është rrezuar evropiani.
Tutje thuhet se institucionet do të hetojnë rrethanat e këtij rasti, ndërsa autopsia për të konstatuar identitetin e personit është duke vazhduar.
Familjet e Emiliano Sala dhe David Ibbotson janë informuar me kohë për zhvillimet e fundit.