Fjalë Kyçe

Ky është urdhëri i prokurorisë për shoferin e autobusit në aksidentin e Maqedonisë

Ky është urdhëri i prokurorisë për shoferin e autobusit në aksidentin e Maqedonisë

Hetimet në vend ngjarje do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se në vend ngjarje është duke zhvilluar hetimet rreth shkaqeve të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë.

Prokuroria do të urdhërojë autopsinë e personave që kanë ndërruar jetë dhe gjendjen teknike të autobusit.

Hetimet në vend ngjarje do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, transmeton “Lajm”.

Prokuroria konfirmon se është dhënë urdhër për analiza të gjakut dhe urinës të shoferit.

Një autobus i kompanisë “Durmo Tours” është rrokullisur në autostradën Tetovë Shkup dhe ka përfunduar jashta rruge në ora 17:00.