Fjalë Kyçe

Mustafa godet Thaçin: Korrigjoji mexhat e arave tua, jo kufijtë e Kosovës

Mustafa godet Thaçin: Korrigjoji mexhat e arave tua, jo kufijtë e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ashpër ndaj atyre të cilët po përmendin idenë e shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Qytetarë të nderur,

Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.

Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion daj shtetit dhe territorit të Kosovës.

Nëse dikuj i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve, ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës. IM/Gazeta Alo/