Fjalë Kyçe

Pamje të rënda nga aksidenti ku humbën jetën tre persona (Video)

Pamje të rënda nga aksidenti ku humbën jetën tre persona (Video)

Tre persona kanë ndërruar jetë nga aksidenti tragjik që ndodhi sot në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:45 minuta në mes të një kamioni dhe një veturë  në rrugën Prizren- Zhur, në dalje të tunelit të Autostradës, dhe kanë humbur jetën tre persona të cilët ndodheshin në veturë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, i cili tha se vdekjen e viktimave e kanë konstatuar mjekët e repartit të Urgjencës në Prizren, duke mos dhënë hollësi të tjera rreth këtij rasti me fatalitet.

https://www.facebook.com/prizreni.tv/videos/392223714659723/