Fjalë Kyçe

Për emërimin e Shalës në krye të AKKVP-së, reagon edhe ambasadori gjerman, ja çka thotë

Për emërimin e Shalës në krye të AKKVP-së, reagon edhe ambasadori gjerman, ja çka thotë

Për emërimin e Naser Shalës në krye të të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,(AKKVP), ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Heldt ka thënë se Kosova duhet të zgjedh meritorët dhe jo personat që kanë lidhje politike, shkruan Gazeta Alo.

“E mrekullueshme! Pra, nëse kualifikimi nuk ka rëndësi, si do të shkojë ky vend përpara? Ne kemi nevojë për ata me kokat më të mira, jo ato me rrjetin më të mirë. Na vjen keq, por kjo gjithashtu tregon edhe paratë e taksapaguesve në fjalë”, ka shkruar Heldt.

Përveç amabasadotrit gjerman, kanë reaguar edhe ambasadori i Amerikës dhe Britanisë së Madhe në Kosovë. Shkak i kësaj ambasadori britanik Ruairi O’Conell madje ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si Kryetar i Bordit të AKKVP./Gazeta Alo/