Fjalë Kyçe

Polici dhe mësuesi për rastin e vajzës nga Drenasi lihen në paraburgim

Polici dhe mësuesi për rastin e vajzës nga Drenasi lihen në paraburgim

Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të pandehurit Vesel Veseli dhe Shkelzen Xhekaj.

Në këtë mënyrë, gjykata ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 07.02.2019 dhe 09.02.2019.

I pandehuri Vesel Veseli po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin” nga neni 239 paragrafi 1. i Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK) dhe veprën penale “Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë” nga neni 184 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe 33 të këtij kodi.

Ndërsa i pandehuri Shkelzen Xhekaj po dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin” dhe veprën penale “Nxitje e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë” nga neni 240 i KPRK-së.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tyre, konform dipspozitave të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës./Gazeta Alo/