Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për rastin e djeshëm në Ferizaj, tregojnë se çka u konfiskua

Policia jep detaje për rastin e djeshëm në Ferizaj, tregojnë se çka u konfiskua

Policia e Kosovës , ka njoftuar se është arrestuar është arrestuar i dyshuari (moshë e mitur) mashkull K/Shqiptar, i cili ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar, duke ia marrë jetën.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatua mjeku kujdestar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit, shkruan Gazeta Alo.

I dyshuari fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga policia me ç’rast është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Është konfiskuar  një revole  e cila dyshohet se është përdorur në raste  kal 7.65mm, me një karikator dhe  tre fishekë.  Trupi i pa jetë i viktimës me vendimin e prokurorit, është dërguar për obduksion në IML ,kurse i dyshuari është dërguar 24 orë në qendrën e mbajtjes./Gazeta Alo/