Fjalë Kyçe

Selimi i reagon Thaçit: Kufijtë qenkan përsëri në rrezik, mbi trupin tënd kalon shumëçka

Selimi i reagon Thaçit: Kufijtë qenkan përsëri në rrezik, mbi trupin tënd kalon shumëçka

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar lidhur me fjalimin e presidentit Hashim Thaçi për kufijtë në Samitin e Diasporës, ku tha se “unë nuk lejoj pa kaluar mbi trupin tim, të ndryshohet kufiri i Kosovës”.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Selimi ka shkruar se nga kufijtë e Kosovës qenkan përsëri në rrezik, pasi që sipas tij mbi trupin e Thacit kalon kalon shumëçka, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i plotë i tij:

Në Samitin e Diasporës që u mbajt dje në Tiranë, ‘presidenti i Kosovës’ deklaroi: “se unë nuk lejoj pa kaluar mbi trupin tim, të ndryshohet kufiri i Kosovës”.

Pra, ai citoi një thënie popullore por me një ndryshim të vockël…

Thënia së cilës iu referua pjesërisht Thaçi thotë: “pa kaluar mbi trupin tim të vdekur…”

Siç duket Thaçi e paska pasur fjalën se “pa kaluar mbi trupin e tij të gjallë nuk ndryshohen kufijtë e Kosovës”. Po del se kufijtë prapë qenkan në rrezik, sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur, sikur ai i Thacit, kalon shumëçka../Gazeta Alo/