Fjalë Kyçe

Thaçi tha se idenë për korrigjim kufijsh e ka marr nga ish-presidenti Rugova, reagon Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratës së presidenti Hashim Thaçi i cili sot tha se idenë për korrigjim kufijsh e ka marrë nga ish presidenti, Ibrahim Rugova.

Hoti, ka thënë se presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idenë e ndarjes territoriale të Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se presidenti Thaçi nuk mund të thirret në deklarimet e presidentit Rugova për të përligjur aktet e veta kundërkushtetuese.

Postimi i tij i plotë:

Presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idene e ndarjes territoriale te Kosoves. Kjo eshte e verteta.

Presidenti aktual nuk mund te thirret ne deklarimet e Presidentit Rugova per te perligjur aktet e veta kunderkushtetuese.

Lexoni ne vijim se cfare thote Presidenti Rugova ne nje interviste per gazeten “Zeri”, te cilen e ka zhvilluar keshilltari aktual i Presidentit Thaci, z.Blerim Shala ne vitin 2004. Le ta pyes z.Shala, te cilin e ka ne zyre./Gazeta Alo/

Fotografia e Avdullah Hoti

Fotografia e Avdullah Hoti