Fjalë Kyçe

Zbulohet enigma e posterëve ku shfaqeshin Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj

Zbulohet enigma e posterëve ku shfaqeshin Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj

Para disa dite në disa pjesë të kryeqytetit ishin vendosur disa posterë enigmatikë ku aty shfaqeshin politikanët kosovar, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj, duke i shprehur dashurinë dikujt.

Kështu sot në Ditën e të Dashuruarve është zbuluar sekreti i kësaj enigme.

Pjesë e kësaj enigme është skulptura e heroit biblik Davidit, e autorit Mikelanxhelo Buonarti.

Poshtë kësaj statuje shkruan ‘Konferenca e Rektorëve’, e cila  del të jetë dashuria e përbashkët e Kadri Veselit e Fatmir Limajt.

Ky reagim me postere duket se ka ardhur pas ngjarjeve të fundit në universitetet publike për mosakreditimin e programeve studimore, shkruan klankosova.

Se kush fshihet prapa pjesës së munguar të posterit, do ta merrni vesh më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve”,  patën paralajmëruar ideatorët anonimë të këtij posteri.