Fjalë Kyçe

Zjarret në Kosovë, policia me apel për qytetarët

Zjarret në Kosovë, policia me apel për qytetarët

Numër i madh i rasteve të zjarrvënies janë shënuar ditëve të fundit në vendin tonë.

Kjo ka bërë që Policia e Kosovës, të apeloj te qytetarët që të mos ndezin zjarre në vende të hapura, shkruan Gazeta Alo.

“Duke iu referuar rasteve dhe incidenteve të fundit të zjarrvënieve në disa rajone të vendit, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to, pasi që po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm”, thuhet në apelin e policisë.

Kjo për shkak se rastet e fundit të zjarrvënieve kanë dalë nga kontrolli.

“Bazuar në atë se disa nga rastet e fundit të zjarrvënjeve kanë dal nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve”.

“Policia e Kosovës, do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla, si dhe në të kundërtën do të hetojë të gjitha rastet e zjarrvënieve dhe ndaj kryerësve të veprës penale ‘zjarrëvënie’ do të zbatojë masa ligjore”, thuhet më tutje në apelin e policisë./Gazeta Alo/