Fjalë Kyçe

Katër persona therren me thikë në Pejë pas një perleshje mes të rinjëve

Katër persona therren me thikë në Pejë pas një perleshje mes të rinjëve

Një incident kriminal ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën “Sali Jaha”

Bëhet e ditur se në këtë konflikt janë përfshirë disa persona.

Të njëjtit kanë përdorur armë të ftohta thika, ku si pasojë janë therur katër persona.

Dy nga ta janë dërguar në QKUK si pasojë e plagëve të marra, njëri në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.

Ndryshe, policia në lidhje me rastin ka arrestuar dy persona.