Fjalë Kyçe

4 të lënduar në aksident trafiku afër Suharekës

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur sonte në fshatin Samadraxhë të Suharekës.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Prizrenit ka thënë për KALLXO.com se në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, tre prej tyre kanë kërkuar tretman mjekësor dhe janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Prizren”, tha Gashi.

Ai tutje shtoi se sipas hetimeve të para deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe mosrespektimit të rregullave të trafikut.