Fjalë Kyçe

40 euro pritet të bëhet çmimi i biletave të autobusëve për pushime verore

40 euro pritet të bëhet çmimi i biletave të autobusëve për pushime verore

Përgjatë muajve të fundit, Kosova është përballur me rritje ekstreme të çmimeve.

Duke nisur nga produktet kyçe ushqimore, higjienike qytetarët u përballen me ngritje të larta të çmimeve.

Jo vetëm kaq. Me çmime tejet të larta po vazhdojnë të furnizohen edhe në derivate.

E së fundi kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka folur për rritjen e çmimeve të biletave të autobusëve për pushime verore.

Ai tha se biletat mund të rriten deri në 40 euro.

“Shëngjini deri më tani ka operuar me një çmim të biletës kthyese 15 euro, por për shkak të ngritjes së çmimit të naftës, atëherë çmimi i biletës do të ndryshojë. 20 euro biletë kthyese, 15 euro biletë një drejtimshe. Ndërkaq edhe për Velipojë do të jetë 20 euro. Për në Sarandë çmimi do të sillet rreth 35 deri 40 euro biletë kthyese për shkak se është shumë më larg se vendet tjera, dhe duke e ditur që është rritur çmimi i naftës”, tha Kurtishaj në T7.

Duhet theksuar se çmimet e derivateve së fundi kanë shkuar deri në 1.94 cent për litër.