Mesfushori 18 vjeçar, Labinot Kabashi ka vazhduar edhe për dy vite kontraten me Barcelonen.
Anise Kabashi është i lenduar dhe pritet të operohet, Barcelona nuk ka hezituar ti bëjë edhe klauzolë 40 milion euroshe.
Ndërsa pas nënshkrimit të kontratës së re, Kabashi theksoj:
“Dua të falënderoj Barcelonën për besimin që ka pasur gjithmonë tek unë, edhe pse kam vuajtur nga shumë dëmtime vitet e fundit. Klubi ka qenë gjithmonë krahun tim dhe unë dua të kthehem të stërvitem sa më shpejt e t’ua shpërblej gjithë këtë besim”, është shprehur Kabashi, i cili pritet që së shpejti të kryejë një operim në gjurin e majtë për shkak të një dëmtimi që e shqetëson prej kohësh.