Fjalë Kyçe

Dy të vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy të vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar vetëm 46 raste të reja me virus, numër ky shumë i ulët krahasuar me dy javë më parë.

46 rastet e reja kanë rrjedhur nga 560 persona të testuar të dyshuar për virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 13165.

Edhe dy vdekje si pasojë e koronavirusit kanë ndodhur në Kosovë 24 orët e fundit duke e dërguar numrin e vdekjeve në 619.

Ky është raporti i plotë i IKSHPK-së:

77 TË SHËRUAR DHE 46 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 560 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 15.425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!.