Fjalë Kyçe

48 orë paraburgim për Currin, Bojkun, Hashimin dhe 4 të tjerëve

48 orë paraburgim për Currin, Bojkun, Hashimin dhe 4 të tjerëve

Shtatë personave të ndaluar nën dyshimet për fajde iu është caktuar masa e paraburgimit prej 48-orë, raporton Gazeta Express.

Këtë e kanë bërë të ditur për Gazetën Express burime brenda organeve të hetuesisë.

Deri më tani nga Policia e Kosovës janë arrestuar shtatë persona, derisa aksioni është duke vazhduar ende.

Ndryshe,, sot nën dyshimet për fajde Policia e Kosovës ka arrestuar Ismet Osmanin të njohur si Curri nga Mitrovica që sipas dyshimeve ka përvetësuar më shumë se 2.5 milionë euro pasuri të jashtëligjshme përgjatë këtyre viteve të fundit.

Grupi i Currit besohet se është marrë me fajde si dhe ka përvetësuar, para, shtëpi, toka nga persona të ndryshëm.

Sipas Express, bashkë me Ismet Osmanin, janë arrestuar edhe Ilir Bojku, Mentor Maqani si dhe Rrahim Hashimi, ish-i akuzuari për rastin e “Sekserëve”.