Fjalë Kyçe

Shala: Zotohemi se me PDK-në në Qeveri, do të angazhohemi maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Shala: Zotohemi se me PDK-në në Qeveri, do të angazhohemi maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, premton se në mandatin e ardhshëm në Qeverinë e Kosovës do të angazhohen maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, shkruan GazetaAlo.

Ushtria Çlirimitare e Kosovës është projekti më i vlefshëm dhe më madhorë për Kosovën ka thënë Shala, ku zotohet se do të punojë në promovimin dhe ruajtjen e këtyre vlerave me përmasa kombëtare, me projekte konkrete përfshirë edhe Planin Hapësinorë për “Zonën e Interesit të Veçantë- Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Kleçkë – Divjakë’’, shprehet ndër tjerash.

“Zotohemi se do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjitha kategoritë e daluara nga lufta, përmes përmirësimit të mirëqenies sociale dhe ekonomike të këtyre kategorive” ka thënë Shala.

Postimi i tij i plotë:

Në vitin 2012, Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës, aprovuan Planin Hapësinorë për “Zonën e Interesit të Veçantë – Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Kleçkë – Divjakë”.

Qëllimi i hartimit të këtij plani ishte të vihen nën mbrojtje të gjitha objektet me rëndësi të veçantë nga koha e luftës së UÇK-së në këtë zonë, duke përfshirë objektin e Shtabit të Përgjithshëm, spitalet, varrezat e dëshmorëve, pikat e rëndësisë luftarake, bunkerët e luftës, kampet e refugjatëve të luftës, objektet dhe infrastruktura e Radios “Kosova e lirë” dhe Agjencisë së Lajmeve “Kosovapres” si dhe monumentet e natyrës në këtë hapësirë.

Që nga ajo kohë është bërë shumë pak në jetësimin e projekteve të këtij plani dhe në ruajtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Ushtria Çlirimitare e Kosovës, është projekti më i vlefshëm dhe më madhorë për Kosovën në 100 vitet e fundit.

Zotohemi se në mandatin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, me Kadri Veselin kryeministër, do të angazhohemi maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, dhe në promovimin dhe ruajtjen e ketyre vlerave historike me përmasa kombëtare me projekte konkrete, përfshirë edhe projektet për Planin Hapësinorë për “Zonën e Interesit të Veçantë- Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Kleçkë – Divjakë’’.

Zotohemi se do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjitha kategoritë e daluara nga lufta, përmes përmirësimit të mirëqenies sociale dhe ekonomike të këtyre kategorive.