Një person shtetas i Maqedonisë ka raportuar në polici se në parkingun e pompës së derivateve në Graqanicë i është thyer vetura nga persona të dyshuar.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:15, njofton policia përmes raportit 24 orësh.
Nga vetura shtetasit të Maqedonisë i janë vjedhur para dhe katër pasaporta të Maqedonisë./Gazeta Alo/