Fjalë Kyçe

Thaçi: Na mashtruan kur na thanë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është kushti i fundit për liberalizim të vizave

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se në Samitin e Berlinit është kërkuar që qytetarëve të Kosovës tu hiqet regjimi i vizave.

Sipas tij, Kosova ka plotësuar edhe kushtin e fundit që është kërkuar e që është demarkimi i kufirit me Malin e Zi, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka deklaruar se edhe pse u është thënë që ky është kriteri i fundit, një gjë e tillë ka qenë mashtrim.

“Përkundër këtij realiteti Kosova ka bërë një progres të shkëlqyer. Kemi përmbushur kërkesën për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, i cili edhe ka qenë kushti i fundit për liberalizim të vizave. E kam theksuar edhe në takim se realiteti i sotëm dëshmon se ky kriter i fundit që na është thënë për liberalizim të vizave ka qenë vetëm një mashtrim dhe asgjë më tepër”, ka thënë Thaçi.

Thaçi , ka shtuar se po ashtu në Samitin e Berlinit ka thënë se Kosova është vendi më I izoluar në Evropë edhe pse Komisioni Evropian  kishte rekomanduar liberalizimin e vizave që nga viti 2016.

“Ky është diskriminim që i bëhet qytetarëve të Kosovës dhe shtetit tonë’, ka pohuar presidenti Thaçi./Gazeta Alo/