Fjalë Kyçe

Thaçi pranon letrat kredenciale nga Ambasadori i Katarit, zotohen për vazhdim të bashkëpunimit

Thaçi pranon letrat kredenciale nga Ambasadori i Katarit, zotohen për vazhdim të bashkëpunimit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Katarit për Kosovën, Ali bin Hamad Al Marri.

Sipas njoftimit për media, Presidenti Thaçi në këtë takim ka diskutuar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, ku sipas tij shumë shpejt pritet të ketë edhe jetësim të projekteve konkrete në këtë fushë.

“Katari e ka mbështetur Republikën e Kosovës në procesin e njohjeve dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Për këtë do u jemi gjithmonë mirënjohës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, ambasadori Ali bin Hamad Al Marri ka thënë se Katari do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës.

Ndër të tjera Thaç,i ka thënë se shumë shpejt Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Doha dhe kjo do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat./Gazeta Alo/