Fjalë Kyçe

Ndërron jetë një person në Pejë, goditet nga treni

Ndërron jetë një person në Pejë, goditet nga treni

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pejën mëngjesin e së premtes. Dyshohet se një person rreth moshës 50’vjeçare është shkelur e ka mbetur i vdekur në vend të ngjarjes.

Rastin për Gazetën Alo e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka thënë se policia janë në vendin e ngjarjes por se më informata të sakta do të dalin më vonë.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident mes trenit dhe një person, i cili ka mbetur i vdekur. Policët i kemi në vendin e ngjarjes, mirëpo ende nuk kemi informata të sakta që duhet t’i kemi. Më vonë do t’i kemi informatat e sakta dhe mund të na kontaktoni”, ka thënë Rugova për Gazetën Alo.