Fjalë Kyçe

50 oficerë amerikanë po qëndrojnë në Kosovë

50 oficerë amerikanë po qëndrojnë në Kosovë

Një delegacion prej 50 oficerësh dhe nënoficerësh të “Staff Ride“ të Gardës Kombëtare të Iowa-s nga SHBA, nga data 16 deri 20 shtator po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni “Staff Ride” nga Iowa së bashku me oficerë dhe nënoficerë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, kanë vizituar disa vende historike dhe të rëndësishme të Republikës së Kosovës, si dhe kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme akademike dhe rekreative.

Sipas njoftimit, oficerët amerikanë së pari kanë vizituar kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, si dhe Qendrën për Studime Universitare, Policinë e Forcës, Kompaninë e Mjekësisë, Batalionin e Xhenios dhe atë të Logjistikës. Vizitorët janë njoftuar me kapacitetet e njësive, aktivitetet dhe angazhimin e tyre, kapacitetet ekzistuese të FSK-së dhe planifikimet e fazës së tranzicionit.

Më pas, oficerët amerikanë kanë vizituar edhe disa vende historike si qytetin e lashtë Dodona, Manastirin e Graçanicës, Krushën e Madhe, Gazimestanin. Po ashtu kanë vizituar edhe qytetin e Prishtinës, Prizrenin dhe Gjakovës, si dhe disa vende me rëndësi historike e kulturore.

Më pas, oficerët amerikanë kanë vizituar edhe disa vende historike si qytetin e lashtë Dodona, Manastirin e Graçanicës, Krushën e Madhe, Gazimestanin. Po ashtu kanë vizituar edhe qytetin e Prishtinës, Prizrenin dhe Gjakovës, si dhe disa vende me rëndësi historike e kulturore.

Ndërkaq në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të enjten zhvilloi punimet një punëtori nga Garda Kombëtare e Iowa në SHBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës.

Gjatë punëtorisë ushtarët i vizitoi gjeneral major Enver Cikaçi komandant i FSK dhe Gjeneral Brigade Randy E. Greenwood Shefi i Shtabit, Garda Kombëtare Ajrore e Iowa – SHBA.

Qëllimi i punëtorisë ishte të simulojë një seancë të planifikimit strategjik për operacionet e paqes nga perspektiva e korrikut 1999 në Kosovë. Në program, një grup prej 100 pjesëmarrës – ushtarë nga FSK dhe Garda Kombëtare e Ioëa – së pari u takuan në një seancë plenare për një brifing fillestar dhe më pas u shpërndan në 10 grupe për të zhvilluar planifikimin për çështje specifike mbi sfidat me të cilat përballen paqeruajtësit në 120 ditët e para të një operacioni paqeje – nga rivendosja e shërbimeve thelbësore, kthimi i refugjatëve, të drejtat e njeriut, krimet e luftës, ndihma humanitare, administrata civile, drejtësia kalimtare dhe më shumë. Pastaj, secili grup i informojë të gjithë 100 pjesëmarrësit.