Fjalë Kyçe

505 nxënës të Prishtinës sfidojnë veten në garën e mbajtur në ISP 

505 nxënës të Prishtinës sfidojnë veten në garën e mbajtur në ISP 

505 nxënës të klasave të 5-ta nga 24 shkolla të Prishtinës kanë marrë pjesë në garën “Prishtina

IQ Challenge” të organizuar nga shkolla International School of Prishtina (ISP) në Marigona

Rezidencë, shkruan GazetaAlo.

Drejtori i ISP, Ayhan Alatas u shpreh se ka mbetur i impresionuar nga interesimi i madh i nxënësve dhe ka thënë se kjo pjesmarrje tregon besimin që kanë nxënësit e Kosovës në ISP.

Në fundjavë në ambientet e shkollës ISP u mbajt një garë e diturisë “Prishtina IQ Challenge” ku 505 nxënës nga e gjithë Prishtina sfiduan veten e tyre me njëri-tjetrin në fushën e logjikës.

Vlen të theksohet se këta nxënës ishin më të mirët pasi fillimisht u përzgjodhën nga shkollat e tyre që përfaqësonin.

Në përfundim të garës 80 nxënës fituan bursa ndërsa të gjithë morën certifikatë të pjesmarrjes.

Drejtori i shkollës ISP, Ayhan Alatas tha se tek këta të rinj sheh të ardhmen e ndritur që do të ketë Kosova.

“ Shkollat tona vazhdimisht kanë organizuar gara nëpër qytetet e Kosovës dhe pjesmarrja ka

qenë me mijëra nxënës, por këtë here ka qenë e veçantë pasi është hera e parë që vetëm në një

vend ku u mbajt testi morën pjesë 505 nxënës dhe këta ishin vetëm të klasave të 5-ta.

Kjo pjesmarrje tregon qartë se puna jonë po shpërblehet dhe çdo ditë edhe më shumë shkolla jonë bëhet edhe më e madhe. Ne do ta vazhdojmë këtë traditë dhe vitet në vijim synojmë që të ketë edhe më shumë garues.” u shpreh ai, transmeton GazetaAlo.

Testi ka zgjatur 40 minuta dhe ka pasur 30 pyetje nga fusha e logjikës.

Nxënësit që morën vendin e parë përveç bursës u shpërblyen me Over Board, ndërsa vendet e dyta përveç  burses edhe me dron, nxënësit që morën vendin e tretë veç bursës u shpërblyen  me tablet.

Tutje Ayhan Alatas ka shtuar se tashmë janë hapur edhe regjistrimet në ISP për vitin e ardhshëm shkollor, dhe ka bërë edhe një herë thirrje për nxënësit që dëshirojnë të jenë pjesë e shkollës, të aplikojnë sa më shpejt pasi plotësohen vendet.

“Vizioni ynë është që pjesë e ISP të bëhen nxënësit më të mirë pasi këtu te ne janë kushtet

optimale që ata ta zhvillojnë dijen e tyre. Natyrisht që tek një nxënës duhet vullnet që të mësojë

por edhe kushtet janë pjesë thelbësore për zhvillimin e tij.  Prandaj ne vazhdimisht i dërgojmë

nxënësit tanë nëpër olimpiada ndërkombëtare dhe u mundësojmë kushtet me laboratorë, mundësi

për gjuhë të tjera si gjermanisht e italisht pasi anglishtja tashmë tek ne është e zakonshme.” ka

shtuar ai.

ISP është një shkollë e nga kopshti deri në klasën e 10-të. Nxënësit e kësaj shkolle vazhdimisht

dalin ndër të mirët në olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare./GazetaAlo/