Disa persona, ende të panjohur për Policinë, kanë kryer një vjedhje të rëndë të martën në një depo të një firme në lagjen Veternik të Prishtinës.
Siç njofton Policia e Kosovës, viktima ka raportuar se në deponë e tij janë vjedhur një automjet – kombi, para të gatshme dhe mallra të ndryshme.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në depon e tij, me ç ‘rast i kanë vjedhur një automjet – kombi me targa lokale, para të gatshme dhe mallra të ndryshëm”, ka thënë Policia në raportin 24-orësh të saj.