Fjalë Kyçe

Tensionet SHBA-Iran e ‘luhatin’ çmimin e naftës në Kosovë

Tensionet SHBA-Iran e ‘luhatin’ çmimin e naftës në Kosovë

Tensionet SHBA-Iran, ndikuan që për herë të parë pas tre muajsh, çmimi global i naftës së papërpunuar të shënojë rritje.

Çmimi i naftës u rrit me 3% më shumë, të premten e kaluar, kur gjenerali Soleimani u vra nga sulmi me dron i urdhëruar nga presidenti i Amerikës, Donald Trump.Investitorët botërorë janë të shqetësuar se Irani i cili e numëron Arabinë Saudite në mesin e armiqve të tij rajonalë, mund të sulmojë objektet e prodhimit të kompanisë ose rrjetet e tij kompjuterike në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Soleimanit.

Ndërsa, në Kosovë, pas këtyre tensioneve, ditëve të fundit në pika të caktuara karburanti është vërejtur një ngritje e çmimit të naftës në raport 1 deri 5 cent, ku nafta nga 1.15 euro për litër ka arritur deri në 1.20 euro për litër.Por, se a është faktor i kësaj rritjeve tensioni ShBA-Iran dhe a pritet të ndikojnë këto tensione në ditët në vazhdim, në rritjen e çmimit te derivateve, për Syri.net Kosova ka folur kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.Ai thotë se sa i përket situatës në Irak dhe Iran, nuk ka lëvizje të çmimeve.

“Çmimet kanë pas rritje me shumicë në javën e kaluar, por, me pakicë nuk ka pasur lëvizje të çmimeve”Sipas tij, faktor i rëndësishëm që çmimet në treg do të jenë stabile janë vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“SHBA-ja nuk do të lejojë që ari i zi të lëviz në bursat botërore dhe organizata prodhuse “OPEC” do të ketë prodhim të mjaftueshëm që çmimi në treg të jetë stabil dhe mos të ketë rritje.”Tutje, ai shton se sa i përket çmimit të derivateve çmimin e përcakton Berza dhe organizata prodhuse “OPEC” gjë që ndikon edhe në çmimin e derivateve në Kosovë.Kurse, në raport me rajonin, Berjani për Syri.net Kosova, ka thënë se qytetaret e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira, përveç Maqedonisë që e ka akcizën për importin e naftës më të lirë.

Sot çmimet në Shqipëri sillenDiesel 1.40 cent, Benzina 1.45 centSerbia Diz. 1.37 Benzi. 1.36 centMali i zi Dizelli. 1.35, Benzi. 1.36Ndërsa çmimet ne Kosovë sillenDizelli. 1.15 Benzi. 1.16″Ndërsa, sa i përket ndryshimit të çmimit në disa pika të karburanteve, zyrtarë nga Ministria e Tregtisë e Industrisë, thonë për Syri.net Kosova, se MTI-ja nuk e përcakton çmimin e derivateve që shiten në tregun kosovar, sepse, Kosova është përcaktuar për sistemin e ekonomisë së lirë dhe në bazë të kësaj edhe tregu është i lirë dhe nuk na lejohet ndërhyrja.

“Në rast te dyshimit të monopolit apo prishjes së konkurrencës në treg nga ndërmarrjet, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është përgjegjës për ta trajtuar çështjen/dukurinë”, thonë nga MTI.Sipas tyre, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, inkurajon qytetarët që të sjellin fakte për pretendime dyshuese dhe me fakte që do të ndihmojnë për të ndërmarrë masa të menjëhershme nga organet kompetente.