Fjalë Kyçe

MASHT-i deklarohet për moszhvillimin e mësimit në disa shkolla, shkaku i kushteve

MASHT-i deklarohet për moszhvillimin e mësimit në disa shkolla, shkaku i kushteve

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), ka mbledhur informatat nga komunat e Kosovës, pas motit të lig që ka shkaktuar dëme në disa komuna dhe si rezultat, komunat kanë vendosur që të mos zhvillohet procesi mësimor për ditën e sotme.

Sipas informatave nga terreni, në shkollat të Istogut, Klinës, Kamenicës dhe Dragashit, gjatë ditës së sotme nuk po zhvillohet mësimi.

Në Prishtinë punojnë të gjitha shkollat, përveç shkollave “Mitrush Kuteli” dhe “Tefik Çanga”. Në Lipjan nuk punohet sot vetëm në shkollat “Ibrahim Krasniqi”– Smallushë dhe “Rexhep Aklapi” – Akllap, ndërsa në Mitrovicë nuk punohet në katër shkolla. Në Shtime (Pjetërshticë), shkolla “Idriz Ajeti” punon me orar të shkurtuar, sikur edhe në Ferizaj ku shkollat po punojnë me vështirësi dhe disa prej tyre me orar të shkurtuar.