Fjalë Kyçe

Thaçi injoron Kurtin, flet për miqësinë me SHBA-në

Thaçi injoron Kurtin, flet për miqësinë me SHBA-në

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë një postim në Facebook, të parin pas publikimit të marrëveshjes sekrete, siç e quan Albin Kurti,

Thaçi nuk u deklarua lidhur me këtë, por për takimet që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po qëndron për vizitë.

“Edhe sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington, me takime në Pentagon, në State Departament dhe në International Development Finance Corporation. Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.