Në hetimin që u zhvilluar gjatë vitit 2011, kur Ministria e Infrastrukturës, udhëhiqej nga Fehmi Mujota, kishte pasur mjaft shumë parregullsi rreth patentë shoferëve.
Koha kishte raportuar se gjatë mandatit të Mujotës si ministër kishte siguruar që kompania “ Master Print” e vëllait të gruas së ministrit Armend Ademi ta bëjë printimin e testve për patentë shoferë.
Hetuesive nuk u është dashur shumë kohë për të kuptuar se dy nga katër faqet e testit për patentë shoferë, që konsiderohet si dokument konfidencial, po shtypeshin në një shtypshkronjë të angazhuar pa asnjë procedurë të prokurimit.
Për më tepër, hetuesia zbuloi se kjo kompani me emrin “Master Print”, ishte pronë Armend Ademit, që është vëlla i gruas së Ministrit Fehmi Mujota.
Por nuk ishte vetëm shtypja e testeve pa procedura të prokurimit te miku i Ministrit Mujota fakt që për Prokurorinë të zgjeroheshin hetimet, por ishte edhe ndërprerja e kontratës për këtë punë me kompaninë “Euro Printy”, e cila kishte një kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi.
Dokumentet e siguruara nga InDoks për atë hetim tregojnë që edhe në atë kohë shuma e ryshfetit për kalimin e testiti niste nga vlera 400 euro. Hetuesit në atë se qarkullimi financiar i grupit kriminal që merrej me dhënien e lejeve të vozitjes me ryshfet shkonte deri në mbi 50 mijë euro në muaj
Ky rast do të zvarritej për shumë vite duke u ndërruar nga një prokuror në tjetrin, derisa për publikun zhurmët e tij humbën në vitin 2014 kur dosja iu nda Prokurit Feti Tunuzliu. Në atë vit ai e kishte pranuar që as që ka nisur ndonjë procedurë në atë lëndë e cili i kishte shkuar në zyrën e tij edhe ma faro 100 lëndë tjera korrupsioni. Te kjo aferë e madhe korrupsioni ai kishte vërejtur që në fillim që nga tre folldera provash që duhej të ishin sipas regjistrit, atij i kishin shkuar vetëm dy. Nuk arrinte ta sqaronte se ku mbeten mbi 30% e provave.
23 të dyshuar po vazhdojnë të hetohen për krimin me patentë shoferë. Mbetet e pa zbuluar për publikun se sa prej tyre janë ende punonjës të Ministrisë së Infrastrukturës e sa ende janë në biznesin e auto-shkollave. Derisa Prokuroria vazhdon të jetë e mbyllur për këtë hetim, por në shkresat që i ka siguruar InDoks pretendon që madje ka edhe prova, video e audio të këtij krimi, ata që i mbrojnë të dyshuarit vazhdojnë të pretendojnë që hetimi ka shumë te meta.
InDoks në këtë episod do të hulumtoi krimin me patentë shoferë. Hetimet e shtetit mbi të, që jo rrallë dinë të stërkeqën nga ndërhyrjet. Dhe pasojat në njerëz që ky krim mund të shkaktojë.