Fjalë Kyçe

Anita Haradinaj me mesazh për qytetarët: Injorojeni politikën, merruni me shëndetin tuaj

Anita Haradinaj me mesazh për qytetarët: Injorojeni politikën, merruni me shëndetin tuaj

Mbrëmë në Kosovë janë shënuar 26 raste të reja të personave të infektuar me coronavirus, duke çuar kështu në 61 numrin e tyre.

Për shkak të gjendjes së tillë në vend, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa preventive ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve, në intervalin prej orës 10:00 deri në 16:00 dhe prej orës 20:00 deri në 06:00.

Marrë parasysh situatën, një mesazh inkurajues së fundmi për ndjekësit e saj e ka dërguar edhe prezantuesja e njohur Anita Muçaj- Haradinaj.
“Si qytetarë të përgjegjshëm që jemi dhe që saktë jemi në dijeni se cilat janë masat mbrojtëse dhe parandaluese të virusit COVID 19 duhet që pa e dëgjuar askënd, të vet izolohemi, të vet mbrohemi dhe vet ndërgjegjësohemi meqë kemi mbetur kështu si jetima! Kjo krizë, luftë, pandemi, çkado qoftë, vetëm kështu tejkalohet, kur secili mbron veten dhe secilin afër nesh. A mundemi ne si qytetarë vetëm kaq të bëjmë e politika le t’i bon lojërat ose punët e veta e ne si qytetarë meqë e kemi një problem më të madh se politika a bën ta injorojmë politikën vetëm njëherë në jetë e të merremi me shëndetin tonë, të fëmijëve e familjeve tona. Këto ditë boll kemi lexuar e dëgjuar si të parandalojmë virusin prandaj rri në shtëpi, qëndro në shtëpi bën çfarë të duash ama mos dil prej shtëpisë pa arsye të madhe. Secili ka përgjegjësi për vete dhe për familjen e vet. Nëse sëmuresh askush nga politika nuk vjen me vujt për ty. Prandaj vetëdijësohu e mbroje veten. Virusi nuk ka orar prandaj rri në shtëpi,orari bëhet vetëm për nevoja emergjente ose ata që patjeter kanë orar pune”, ka shkruar ndër të tjerash Muçaj.