Fjalë Kyçe

52 vjeçari kosovar që u vra mbrëmë në Novi Pazar të Serbisë, trupi i tij sillet në Kosovë

52 vjeçari kosovar që u vra mbrëmë në Novi Pazar të Serbisë, trupi i tij sillet në Kosovë

Pronari i kompanisë “Selo Tours”, Selatin Janjeva u vra mbrëmë në Novi Pazar.

Trupi i të ndjerit është sjellë në Kosovë, ku edhe pritet të varroset.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet në orën 17:00.

52-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve në natën e mbrëmshme tragjike, ku i plagosur mbeti baxhanaku i tij.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se dikush gjuajti me armë duke e plagosur njërin në këmbë, e më pas një person i paidentifikuar e vrau Selatin Janjevën.